Prishtinë, 6 gusht 2026 17:56
Inspektorati Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut, në bashkëpunim me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka nisur një aksion të koordinuar për kontrollin e deklaracioneve dhe etiketimit të produkteve të qumështit në rrjetet e marketeve në të gjithë Kosovën.
Aksioni është ndërmarrë pas raportit mbi gjetjet laboratorike të mostrave të analizuara nga produktet e qumështit.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të informimit të saktë për produktet ushqimore, do të intensifikojë mbikëqyrjen e tregut të qumështit, duke përfshirë si produktet vendore ashtu edhe ato të importuara.
Sipas njoftimit, inspektimet janë përqendruar në verifikimin e etiketimit, reklamimit dhe paraqitjes së produkteve në treg, për të vlerësuar nëse ato përputhen me rezultatet e analizave laboratorike të kryera nga agjencia.
Ministria u ka bërë thirrje kompanive, produktet e të cilave nuk janë në përputhje me deklaracionin në etiketë, që të korrigjojnë menjëherë etiketimin dhe të tërheqin produktet nga tregu.
Në të kundërt, inspektorati dhe agjencia kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin masa administrative dhe ndëshkuese, përfshirë edhe ndalimin e përkohshëm të tregtimit të produkteve që nuk përmbushin kërkesat ligjore.

BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
Të paktën 20 të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet në një treg në Jemen
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re