Prishtinë, 6 gusht 2026 14:05
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës por edhe deputetët e saj kanë thënë se duhet të merren vesh me VV-në për të gjitha pozitat.
Kurti në konferencën për media pas ndërprerjes së seancës konstituive tha se në pranverën e këtij viti pati marrë kritika që e zgjodhi kryetarin, kryesinë e kuvendit dhe qeverinë pa u takuar me ta, por, këtë herë, vetë Kurti tha se ka reflektuar.
“Ju e mbani mend që në pranverën e këtij viti më patën kritikuar mua që e zgjodhëm kryetarin dhe kryesinë dhe qeverinë pa u takuar me ta. Ne kemi reflektuar dhe kemi vepruar ndryshe kësaj radhe. Kësaj radhe, asnjë institucion s’po e konstituojmë pa u takuar, siç ka qenë kritika e tyre, ne jemi duke vepruar. Arsyeja pse kemi qenë me nguti në fillim të këtij viti, ka qenë çështja e buxhetit të Kosovës. Por, unë i kam mbajtur shënim të gjitha kritikat që na i kanë dhënë gjatë këtij viti dhe tash natyrisht po i përfilli ato. Edhe më tej, iniciativat për çdo takim jam duke i marrë unë, unë dua bashkëpunim prandaj marr iniciativa, prandaj komunikojmë, veçse unë mund të kem lajme të reja, atëherë kur do të kemi marrëveshje”, tha Kurti, raporton KosovaPress.
Tutje, ai u shpreh se me Lidhjen Demokratike të Kosovës janë në komunikime të drejtpërdrejta, dhe se me kryetarin e kësaj partie, Lumir Abdixhikun, s’kanë ndërmjetësues.
Kurti u shpreh se nga përvoja e marrë gjatë këtyre 16 muajve, duhet ta lëvizin çdo guralec për t’i shmangur zgjedhjet e reja.
“Ne jemi në komunikime të drejtpërdrejta me LDK-në, pra me kryetarin Abdixhiku s’kemi ndërmjetësues. Sa më herët që mund të ecim përpara, aq më mirë, por duhet ta kuptoni që nuk janë gjëra të thjeshta këto dhe nga përvoja e këtyre 16 muajve duhet ta lëvizim çdo guralec për t’i evituar zgjedhjet e reja. Serioziteti dhe përgjegjësia institucionale dhe politike sot e ka veç një përkufizim, evitimi i edhe një palë zgjedhjeve të reja të panevojshme”, tha Kurti,

Kurti kërkon kohë shtesë, ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit
Udhëtimi i bashkatdherarëve drejt Kosovës shoqërohet me trajtim të pabarabartë, kontrolle të gjata, presione dhe zhvatje në Serbi
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat edhe 9 zyrtarëve serbë shkaku i mosparaqitjes në punë
Nëntë ditë gërmime në Kalludër, lokacioni i tretë ende nën hetime
Shteti fillon kontrollet intensive për përbërjen dhe etiketimin e qumështit dhe produkteve të qumështit
Kurti: Ura e re mbi Ibër forcon lidhjet mes berout dhe jugut të Mitrovicës
Zero transparencë në gjashtë komuna të drejtuara nga Lista Serbe
Rusët e Spartakut të Moskës nuk e duan shqipatrin Mirlind Daku në ekipin e tyre