Prishtinë, 6 gusht 2026 10:02
Bashkatdhetarët që udhëtojnë drejt Kosovës gjatë sezonit veror vazhdojnë të raportojnë raste të maltretimit dhe trajtimit të padrejtë nga policia dhe doganierët serbë në pikat kufitare.
Pritjet e gjata, kontrollet e shumta dhe, sipas disa udhëtarëve, presionet e padrejta, mbeten ndër shqetësimet kryesore të mërgimtarëve që kalojnë transit nëpër Serbi.
Një përvojë të tillë thotë se e ka përjetuar edhe bashkatdhetari Rushit Imeri që jeton dhe vepron në Gjermani, i cili është kthyer në vendlindje së bashku me familjen për pushimet verore, shkruan Veritasinfo.
Imeri rrëfen se, pas një udhëtimi të gjatë dhe lodhjes së madhe, është ndaluar në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, ku, sipas tij, është përballur me trajtim të padrejtë nga policia serbe.
Ai është detyruar të paguajë rreth 500 euro pa ndonjë arsye të qartë, duke besuar se kjo ka ndodhur vetëm për shkak se është shqiptar.
Ai thotë se është vendosur përballë një zgjedhjeje të vështirë: ose ta paguante shumën e kërkuar, ose të kthehej mbrapa dhe të kërkonte një rrugë tjetër për të arritur në Kosovë.
Rrëfime të tilla vazhdojnë të ngrenë shqetësime për trajtimin që, sipas mërgimtarëve, u bëhet shqiptarëve gjatë kalimit nëpër Serbi.
Këto përjetime jo të mira të mergimtarëve ushqejnë ndjenjën e pasigurisë dhe pakënaqësisë te shumë bashkatdhetarë, të cilët presin që udhëtimi drejt vendlindjes të mos shoqërohet me pengesa, presione, trajtim të pabarabartë dhe zhvatje.

BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
Të paktën 20 të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet në një treg në Jemen
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re