Prishtinë, 6 gusht 2026 06:50
Një person ka mbetur i lënduar rëndë, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të lehta si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur të mërkurën mbrëma në një veturë në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas tij, Policia ka pranuar informatën rreth orës 21:45 dhe njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Nga hetimet e para mësohet se një veturë është dëmtuar, ndërsa dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga një mjet shpërthyes”, tha Hashani.
Në automjet ndodheshin dy persona, drejtuesi i veturës dhe një pasagjere. Si pasojë e shpërthimit, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë për trajtim në spital, ndërsa pasagjerja ka marrë lëndime të lehta.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe prokurori kujdestar i shtetit.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro