Prishtinë, 5 gusht 2026 20:26
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, nga data 6 gusht do fillojë kontrollet intensive për përbërjen dhe etiketimin e qumështit dhe produkteve të qumështit.
Ky kontroll ka nisur një ditë pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë publiko rezultatet e mostrave të marra në sektorin e qumështit, sipas të cilave qushmti i përpunuar nga fabrikat ka përmbërje të vajit të palmës, qumështit pluhur.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë, Mimoza Kusari-Lila.
“Asnjë operator ekonomik nuk do të lejohet të përfitojë në kurriz të qytetarëve duke fshehur përbërjen reale të produkteve ose duke i paraqitur ato ndryshe nga çfarë janë në të vërtetë. Mbrojtja e konsumatorit është detyrim ligjor dhe prioritet institucional”, ka shkruar ajo.
Ajo ka bërë të ditur se nga 6 gushti 2026, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkërendim me Agjencinë e Ushqimit do të zhvillojë kontrolle intensive në të gjitha hallkat e zinxhirit të furnizimit dhe tregtimit, duke përfshirë prodhuesit, importuesit, distributorët, depot, shitësit me shumicë dhe pikat e shitjes me pakicë.
“Kontrollet do të fokusohen në:* përputhshmërinë ndërmjet përbërjes reale të produktit dhe deklarimit në etiketë;* deklarimin e qumështit pluhur, vajit të palmës dhe çdo përbërësi tjetër;* saktësinë e emërtimit dhe prezantimit të produkteve;* dokumentacionin e lëndëve të para dhe gjurmueshmërinë e produkteve;* produktet që mbahen për tregtim ose ofrohen për shitje”, ka thënë Kusari -Lila.
Sipas njoftimit çdo produkt për të cilin, pas verifikimeve zyrtare dhe analizave laboratorike, konstatohet se etiketa nuk pasqyron përmbajtjen reale, do të tërhiqet menjëherë nga tregu, në përputhje me procedurat ligjore

Kurti: Ura e re mbi Ibër forcon lidhjet mes berout dhe jugut të Mitrovicës
Kërcënimi ndaj kryesuesit të KQZ-së, arrestohet i dyshuari
“Ibër-Lepenci” vazhdon me lirimin e pronave të uzurpuara në Ujman
Policia pohon se ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme në shtëpinë e familjes Berisha në Zveçan
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
Kurti: Ibër Lepenci nga 13.8 milionë euro humbje në 4.3 milionë euro fitim
Shteti fillon kontrollet intensive për përbërjen dhe etiketimin e qumështit dhe produkteve të qumështit
Seanca e nesërme, katër pika janë në rend dite
As takimi i dytë nuk sjell marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut
Sërish takohen Kurti e Abdixhiku