Zveçan, 5 gusht 2026 08:29
Shtëpia e familjes Berisha në Zveçan, e cila po rinovohej pasi familja ishte rikthyer në pronën e saj pas 27 vitesh, është përfshirë nga zjarri në orët e para të së hënës. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës si zjarrvënie e dyshuar, ndërsa autoritetet nuk kanë përjashtuar mundësinë që zjarri të jetë shkaktuar qëllimisht.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Erduan Baliqi, ka deklaruar për Veritasinfo se hetuesit policorë, në bashkëpunim me ekspertët, janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.
“Jemi duke punuar në këtë drejtim dhe të shohim ku na çojnë përfundimet e hetimeve. Vetë fakti që është zjarrvënie, dyshimet ekzistojnë se djegia është bërë e qëllimshme”, ka deklaruar Baliqi.
Sipas familjes, zjarri ka shpërthyer rreth orës 01:00 pas mesnate, vetëm pak orë pasi ata ishin larguar nga objekti.
Zana Berisha ka bërë të ditur se për dëmtimin e shtëpisë është njoftuar nga Policia e Kosovës në orët e mëngjesit.
Ajo ka theksuar se, pavarësisht sulmit, familja nuk do të heqë dorë nga rikthimi në pronën e saj.
Sipas Berishës, punimet për renovimin e shtëpisë kishin nisur në muajin mars, pasi kishin marrë miratimet e nevojshme nga institucionet, me synimin për t’u vendosur sërish në shtëpinë e tyre pas 27 vitesh.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin