Prishtinë, 3 gusht 2026 17:37
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, pasi gjatë një inspektimi ka konstatuar parregullësi në montimin e vinçit, të cilat paraqisnin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, përcjell Veritasinfo.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, për shkak të mangësive të evidentuara është marrë vendim për pezullimin e punimeve deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e procesit të punës.
Inspektorati Qendror i Punës thekson se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe nuk do të tolerojë zhvillimin e punimeve në rastet kur nuk respektohen standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Njëkohësisht, institucioni u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat e sigurisë në vendin e punës, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së punëtorëve.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante