Priština 3 Avgust 2026 11:06
Deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ministres së tij, Snezana Paunoviq, deputeti I vetëm shqiptarë Shaip Kamberi i ka cilësuar si pjesë e politikës së brendshme ditore, me synim përfitimin e elektoratit nacionalist.
Vuçiq, duke deklaruar se Kosova është pjesë e Serbisë, ndërsa Paunoviq me deklaratat e saj se ajo do ta pastronte etnikisht Kosovën nga shqiptarët në vitin 1998, kanë nxitur reagime nga përfaqësuesit shqiptarë në Kuvendin e Serbisë.
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, për TEVE1 thotë se këto deklarata janë vazhdimësi e një qasjeje politike që, sipas tij, nuk dallon nga ajo e kohës së Sllobodan Millosheviqit.
“Është pjesë e politikës zyrtare. Vazhdojnë ta ndjekin një diskurs të atillë që dëshmon qartë që kjo Serbi e Vuçiqit nuk është larg, por është e njëjtë me Serbinë e Millosheviqit në raport me shqiptarët dhe Kosovën. Vazhdojnë ta mohojnë realitetin e Kosovës”, thotw Kamberi.
Në anën tjetër, eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, thotë se retorika të tilla nga zyrtarët serbë janë përdorur edhe më herët, sidomos në periudha kur ka zhvillime politike apo procese zgjedhore.
“Kjo është retorika serbe që ka qenë edhe më përpara, është edhe tash, edhe kur nevojitet ndonjë qasje politike ose kur kanë zgjedhje”, shprehet ai.
Dashevci thotë se deklaratat e zyrtarëve të lartë serbë, sipas tij, duhet të shihen me seriozitet nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa kërkon një qasje më aktive diplomatike nga institucionet e Kosovës.
“Këto retorika që i bëjnë ky president, ministrja e tij, kryeparlamentarja e tij, por edhe krimineli i tij, Vuçiq i sheh. Bashkësia ndërkombëtare i sheh, por diplomacia jonë duhet të jetë tepër më proaktive sesa që është tash, t’i alarmojë partnerët strategjikë”, thotw Dashevci.
Ministrja serbe e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, deklaratën skandaloze për “spastrimin etnik” të Kosovës e bëri më 11 korrik 2026, gjatë një interviste për medien serbe ‘’Kurir’’.
Qeveria e Kosovës pati reaguar menjëherë duke e shpallur ministren serbe person non grata në mënyrë të përhershme për Kosovën.

Ligji uli dallimet në çmimet e barnave në Kosovë
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
Haxhiu: Dyshimet për varrezën e dytë masive rikujtojnë krimet e luftës në Kosovë
Komisioni për të Zhdukurit: Dyshimet e lidhin varrezën në Kalludër me 23 intelektualët e Mitrovicës
Prokuroria Speciale: Dyshohet për mbetje mortore në Jabukë të Zubin Potokut
Nga jeta në zhdukje – rrëfimi për 23 civilët e vrarë dhe groposur fshehtas
Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët, kemi vuajtur shumë