Prishtinë, 31 korrik 2026 11:58
Pas publikimit të provave nga Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, e dërguara Speciale e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, ka vlerësuar se këto të dhëna përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt dokumentimit të fakteve dhe vendosjes së përgjegjësisë për viktimat e luftës.
Pierce ka thënë se gjetjet e publikuara ndihmojnë në ndërtimin e një baze të qëndrueshme faktike për zbardhjen e krimeve dhe për kërkimin e drejtësisë për mijëra persona që humbën jetën ose u zhdukën gjatë konfliktit në Kosovë.
“Këto gjetje janë një kontribut i rëndësishëm në drejtim të vendosjes së provave të bazuara në fakte dhe llogaridhënies për më shumë se 13 mijë persona që humbën jetën ose u zhdukën gjatë konfliktit në Kosovë”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka përmendur edhe pasojat e rënda humanitare të luftës, duke theksuar se mijëra të tjerë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe përjetuan humbje, plagosje dhe trauma.
Sipas përfaqësueses britanike, lufta në Kosovë mbetet një nga periudhat më të errëta të historisë së Evropës së kohëve të fundit, ndërsa përballja me të kaluarën është kusht i domosdoshëm për një paqe të qëndrueshme.
“Paqja e qëndrueshme kërkon që të gjitha komunitetet të angazhohen ndershëm me të kaluarën dhe të punojnë për të vërtetën, pajtimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë”, ka thënë Pierce.
Ajo ka siguruar se Britania e Madhe do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën dhe rajonin, me synim forcimin e paqes dhe sigurisë afatgjatë.
“Britania e Madhe mbetet e vendosur në mbështetjen e saj për një paqe dhe siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe rajon më gjerë”, është shprehur ajo.
Reagimi i Dame Karen Pierce vjen pas publikimit të raportit dhe listës preliminare të Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, i cili dokumenton mijëra viktima të konfliktit dhe synon të kontribuojë në ruajtjen e kujtesës historike dhe në procesin e drejtësisë për krimet e luftës.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj