Prishtinë, 29 korrik 2026 12:08
Është lansuar raporti i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, i cili përmban listën preliminare të personave të vrarë, të zhdukur me dhunë dhe personave të vdekur si pasojë e luftës në Kosovë,
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se për periudhën nga 1 janari 1998 deri më 20 qershor 1999, janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të Luftës në Kosovë, ndërsa ka shtuar se raporti do të përditësohet me të dhënat e reja që do të pranojë Instituti.
“Nuk ka drejtësi pa të vërtetën, nuk ka shërim pa drejtësi, dhe nuk ka qëndrueshmëri pa kujtesë. Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë së bashku.
Raporti përfaqëson njerëz jetë, familje dhe histori të cilët nuk mund të reduktohen në numra, por që shteti ynë ka detyrim t’i dokumentojë me saktësi dinjitet dhe përgjegjësi”, ka thënë ai në ngjarjen e lansimit.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind