Beograd, 29 Korrik 2026 08:55
Edhe pas gati tre dekadash, rasti “Panda”, që lidhet me vrasjen e gjashtë të rinjve serbë në Pejë në dhjetor të vitit 1998, vazhdon të trajtohet, nëse jo nga autoritetët, atëherë nga opinionistë dhe aktivistë në Serbi. Së fundmi, avokati serb Ivan Niniq ka kërkuar mbikëqyrjen e punës së Prokurorisë për Krimin e Organizuar, duke argumentuar se hetimet kanë mbetur pa një përfundim prokurorial dhe duke kërkuar ndërmarrjen e veprimeve të reja hetimore.
Avokati Ivan Niniq, si përfaqësues i palës së dëmtuar, i paraqiti një kërkesë Prokurorit të Lartë Publik të Serbisë për të mbikëqyrur punën e Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar në rastin që lidhet me vrasjen në kafenenë “Panda” në Pejë më 14 dhjetor 1998.
Niniq është përfaqësues i familjeve të të rinjve të vrarë: Zvonimir Gvozdenoviq, Llazar Obradoviq, Ljubomir Ristiq, Vojisllav Trifoviq, Mirjana Stanojeviq dhe Milena Radeviq.
Avokati serb Ivan Niniq
Në parashtresën e së hënës, 27 korrik, theksohet se po zhvillohen procedurat para Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar lidhur me atë krim të rëndë kur gjashtë të rinj me kombësi serbe u vranë brutalisht. Kjo procedurë ka qenë në fazën e hetimit, përkatësisht veprimeve provuese para prokurorisë për vite me radhë, dhe janë dëgjuar rreth 40 dëshmitarë, pa një rezultat përfundimtar prokurorial.
Ai deklaroi se më parë ka paraqitur dy mocione kyçe për prova, të shpjeguara plotësisht dhe të bazuara në procedura, që synojnë vërtetimin përfundimtar të së vërtetës materiale. Në parashtrimin e parë të datës 4 korrik 2023, u propozua të zhvillohej një seancë dëgjimore për provat e dëshmitarëve Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, me qëllim verifikimin e njohurive rrethanore të dëshmitarit Cedomir Jovanoviq (të deklaruara në procesverbalin e 5 prillit 2023), të cilat iu përcollën ngKryeministrit të atëhershëm të Serbisë Zoran Gjingjiq në vitin 2001, dhe të cilat lidhen me Simatoviqin dhe njohuritë e tij të mundshme për ngjarjen në “Panda”.
Raporti i dytë është i datës 10 gusht 2023, i cili propozonte kryerjen e seancës dëgjimore për provat e dëshmitarit Aleksandar Vuçiç, tani President i Serbisë. Ky propozim, shkruan Niniq, u “shpjegua në detaje përmes prizmit të deklaratave të tij publike (Vuçiçit) të bëra vazhdimisht nga viti 2013 deri më sot (në TV Pink), dhe në konferenca për shtyp në Qeverinë e Serbisë dhe për Prva TV)” kur Vuçiç “pohoi në mënyrë eksplicite se ‘krimi në Panda’ nuk është kryer nga shqiptarët’, se ai është ‘pothuajse i sigurt se çfarë ka ndodhur… por nuk ka prova’, se ‘informacione të caktuara flasin për autorët e mundshëm… dhe ata nuk pajtohen me atë që është komunikuar’, dhe se ‘autoritetet tona po kërkojnë informacion të plotë’.
Seanca dëgjimore e Vuçiçit, shkruan Niniq, u propozua duke marrë parasysh funksionet e tij shtetërore, dhe veçanërisht funksionin e kreut të Byrosë së Koordinimit të Shërbimit të Sigurisë, të cilin e mbajti që nga viti 2013, gjë që i mundësoi atij të shihte informacione veçanërisht të ndjeshme nga sektori i sigurisë.

Kurti emëron 27 zëvendësministra
Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit
Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Zgjidhet Qeveria Kurti 4
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`