Prishtinë, 29 korrik 2026 09:39
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiç, ka deklaruar se pajtimi në rajon nuk mund të arrihet pa zbardhjen e plotë të fakteve dhe pa vënien para drejtësisë të përgjegjësve për krimet e luftës.
Ajo theksoi se Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj dhe të marrë përgjegjësinë për krimet e kryera në emër të saj.
“Nuk ka pajtim pa vërtetuar faktet dhe pa ndëshkuar ata që janë përgjegjës për krimet e luftës. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj dhe të marrë përgjegjësinë për krimet e luftës të kryera në emër të saj”, u shpreh Kandiç.
Deklarata e saj vjen në një kohë kur çështja e personave të zhdukur gjatë luftës mbetet një nga plagët më të rënda të pasluftës.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, në një zonë të Zubin Potokut u gjetën mbetje mortore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës, duke rikthyer në vëmendje nevojën për zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe vendosjen e drejtësisë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, të shkaktuara nga Serbia.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj