Prishtinë, 29 korrik 2026 07:03
Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se inspektorët e tij kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas aksidentit të ndodhur gjatë montimit të një vinçi (krani) në vendpunishten e subjektit “Vëllezërit Asllani”, ku një punëtor humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar gjatë ditës së djeshme.
Sipas Inspektoratit, aktualisht janë duke u zhvilluar veprimet inspektuese në koordinim me institucionet kompetente, ndërsa është ende herët për të nxjerrë përfundime lidhur me shkakun e aksidentit.
Institucioni bën të ditur se subjekti në fjalë nuk kishte qenë më parë objekt i inspektimit, pasi punimet ndodheshin në fazën fillestare të ndërtimit, konkretisht në realizimin e themeleve.
Inspektorati thekson se natyra dhe rrethanat e rastit kërkojnë hetime dhe ekspertiza të mëtejshme, të cilat do të shërbejnë për përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit, si dhe për vlerësimin e përgjegjësive në raport me zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari