Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë Ushtarake të Shqipërisë
Tiranë, 30 korrik 2025
Pesë kadetë nga Kosova kanë diplomuar me sukses në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në një ceremoni të mbajtur sot në Tiranë.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, me ftesë të homologut të tij shqiptar, Pirro Vengu. Ministri Maqedonci deklaroi se kadetët kosovarë do t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës si oficerë të rinj.
Ai njoftoi gjithashtu se numri i kadetëve kosovarë që do të ndjekin këtë akademi vitin e ardhshëm do të katërfishohet, falë bashkëpunimit me ministrinë shqiptare dhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Shqipërisë.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi