Prishtinë, 30 korrik 2025
Të mërkurën, mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës pritet të fryjë erë e lehtë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë.
E gjithë kjo javë po karakterizohet nga një mot më i paqëndrueshëm. Parashikimet tregojnë për prani të vranësirave të herëpashershme, të ndërthurura me intervale me diell. Në disa zona mund të ketë edhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë