Prishtinë, 30 Korrik 2025
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka thënë se vlerëson bashkëpunimi e KFOR-it dhe FSK-së pas autorizimit nga komandanti i KFOR-it për pjesëmarrje të një ekipi të specializuar të FSK-së për të ndihmuar në gjetjen e trupit të personit i cili kishte rënë në Ujman.
Në një reagim në Facebook nga ambasada është thënë se FSK ka treguar profesionalizëm në misionin e së martës e cila atje ka shkuar sipas marrëveshjes ekzistuese.
“Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar njeh koordinimin pozitiv ndërmjet misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), pas autorizimit nga Komandanti i KFOR-it që FSK-ja të dislokojë ekipe të Kërkim-Shpëtimit me qëllim të veçantë për të ndihmuar në rastin tragjik të një personi të zhdukur në Liqenin e Ujmanit/Gazivodës. Ky operacion është dëshmi e aftësive të shkëlqyera të FSK-së në Kërkim-Shpëtim dhe është në përputhje me marrëveshjet e kahmotshme ndërmjet KFOR-it dhe FSK-së. Ne e përgëzojmë KFOR-in për mbështetjen dhe sigurimin e ofruar gjatë këtij operacioni dhe u shprehim ngushëllimet tona familjes së personit që fatkeqësisht humbi jetën”, thuhet ndër të tjera.
Mbretëria e Bashkuar ka thënë se mbështet plotësisht misionin e KFOR-it për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë. Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet KFOR-it, FSK-së dhe strukturave të tjera të sigurisë, përfshirë Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, është thelbësor për suksesin e këtij misioni.
Ekipet e FSK-së të martën kanë arritur të gjejnë trupin e 33-vjeçarit i cili kishte rënë nga ura në Liqenin e Ujmanit.
Shkuarja e ekipit të FSK-së ishte bërë me leje të komandantit të KFOR-it pas kërkesës së Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.

Gjykimi për krime lufte nuk nis për shkak të mungesës së avokatit
Ramadan Morina sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
Ngrihet aktakuzë për keqpërdorim e mashtrim në prokurimin publik dhe falsifikim të dokumentit
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Joseph: Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën