Prishtinë, 26 korrik 2026 08:09
Policia e Kosovës shënon sot, më 26 korrik, Ditën Memoriale të Zyrtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës, duke organizuar një sërë aktivitetesh përkujtimore në nderim të policëve që sakrifikuan jetën në mbrojtje të rendit kushtetues, ligjit, sovranitetit të vendit dhe sigurisë së qytetarëve.
Kjo ditë i kushtohet kujtimit të të gjithë zyrtarëve policorë që ranë në krye të detyrës, duke lënë pas një trashëgimi të përkushtimit dhe sakrificës në shërbim të Republikës së Kosovës.
Në ceremonitë përkujtimore do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve më të larta shtetërore, drejtues të Policisë së Kosovës, familjarë të dëshmorëve të policisë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë, njofton Policia e Kosovës, përcjell Veritasinfo.
Sipas agjendës, në orën 10:00 do të mbahen homazhe shtetërore te Lapidari i Policëve të rënë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës. Më pas, në orën 11:00, delegacionet shtetërore do të bëjnë homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku në Samadrexhë të Vushtrrisë, ndërsa do të vizitojnë edhe familjen e tij.
Në orën 12:15 është paraparë vizita në familjen e Heroit Enver Zymeri në Vushtrri, ndërsa në orën 13:30 do të mbahen homazhe te lapidari në vendin e rënies së tij në Varagë të Zubin Potokut.
Sakrifica e policëve të rënë në krye të detyrës, mes tyre heronjtë Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku, mbetet simbol i guximit, profesionalizmit dhe përkushtimit të Policisë së Kosovës në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.

Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin