Prishtinë, 24 korrik 2026 14:21
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka thënë se Kosova nuk mund të lejojë që në sistemin e saj të drejtësisë të ketë ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë serbë që u binden urdhrave të Serbisë.
Ajo i bëri thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës që ta zbatojë ligjin dhe të veprojë njësoj si Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke i dhënë epilog çështjes së dorëheqjeve të ofruara nga gjyqtarët dhe stafi mbështetës i komunitetit serb brenda sistemit gjyqësor të Kosovës.
“Ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët serbë kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë nga Serbia. Pjesa dërrmuese e tyre kanë përfituar mjete financiare nga Serbia. Edhe gjatë kohës sa kanë qenë prokurorë dhe gjyqtarë në Kosovë kanë marrë mjete financiare nga Serbia”, ka thënë ajo.
Haxhiu teksoi se ka raste kur ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë “kanë marrë pjesë në takime të ndryshme në Serbi dhe Kosovë, ku janë diskutuar plane edhe për bllokimin e rrugëve në Kosovë”.
“Mandati i prokurorit dhe i gjyqtarit përfundon me dorëheqje. Ligji nuk parasheh asnjë mekanizëm për rikthimin në të njëjtin mandat. Në linjë me përgjegjësitë e mia, unë sot i bëj thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës që ta ndjekë praktikën e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Nuk mund të lejojmë që në sistemin tonë të drejtësisë të kemi gjyqtarë dhe prokurorë që u binden urdhrave të Serbisë. Kush nga partnerët tanë ndërkombëtarë do të lejonte që në shtetet e tyre të kishin prokurorë dhe gjyqtarë që u binden shteteve të tjera? Dyert e institucioneve tona janë të hapura për prokurorë dhe gjyqtarë serbë që nuk ndikohen nga Serbia”, ka shtuar Haxhiu.
Haxhiu: KGJK të mos lejojë shkeljen e Kushtetutës dhe ligjit
Haxhiu është pyetur edhe për takimin e sotëm që do ta mbajë Këshilli Gjyqësor i Kosovës, gjatë së cilës do të bëhet shqyrtimi i lirimit të tyre nga detyra. Ajo tha se uron që KGJK të veprojë njësojë si Këshilli Prokurorial i Kosovës.
“Uroj që Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me obligimet që kanë, dhe natyrisht pas kërkesave të tyre për lirim nga detyra të gjyqtarëve të dorëhequr, menjëherë do t’i nënshkruaj dekretet për pushimin e mandatit të tyre. Nuk po dua të mendoj një situatë tjetër, sepse përnjëmend do të jetë e paprecendentë, shumë e rëndë dhe shumë e rrezikshme. Nuk mund të vlenë standardet e dyfishta në Republikën e Kosovës. Nuk mund të lejojmë shkeljen e Kushtetutës dhe ligjit para syve tanë. Po flasim për Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Ata shumica aty janë gjyqtarë. Ne prej tyre presim që t’i me i zbatuar ligjet që nxirren nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, tha ajo.
Ajo tha se dekretin për lirimin e tyre nga detyra, e ka dorëzuar pas informacioneve të pranuara se ata gjyqtarë dhe ish-prokurorë, “po mbajnë takime në Serbi me njerëz që kanë precedente kriminale, që janë përfshirë në krime në Republikën e Kosovës”.
Haxhiu: Për shkak të ndërhyrjeve nga Serbia, drejtësia në veri ka dështuar
Haxhiu tha se ndikimi i drejtpërdrejtë i Serbisë te këta individë, ka bërë që drejtësia në veri të dështoj më parë.
“Për shkak të ndërhyrjeve nga Serbia dhe lojalitetit të dëshmuar, në shumë raste administrimi i drejtësisë ka dështuar në të kaluarën në veri. Dhe ka dyshime të bazuara që ato veprime kanë qenë të qëllimshme dhe të instruktuara nga qarqe të lidhura me krimin, por edhe me pushtetin në Serbi”, ka thënë ajo.
Ajo tha se ka dëshmi se një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë kryer aktivitete të dyshimta, duke u angazhuar me punë në shërbim të strukturave ilegale serbe që kanë operuar në Kosovë, me theks të veçantë në veri të vendit.

Haxhiu: Ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë serbë kanë marrë pagesa nga Serbia edhe gjatë kohës në institucionet e Kosovës
Paralajmëron aksione të reja kundër ndërtimeve pa leje rreth Batllavës dhe Badovcit
Dëshmitari deklaron se të akuzuarin Momir Pantiq e kishte parë me uniformë dhe se vëllai i tij ua përcolli urdhrin civilëve të largoheshin nga Istogu
Kosova intensifikon gjykimet për krime lufte, por Serbia vazhdon t’i strehojë të akuzuarit
Kosova përgatit konkurs për prokurorë të rinj nga komuniteti serb
Prokuroria: Vrasja e rreshterit Muhamet Lika ishte e planifikuar
Objekte të reja në tri kazerma, FSK-ja avancon kapacitetet infrastrukturore me investime milionëshe
Haxhiu: Nuk lejojmë gjyqtarë dhe prokurorë nën urdhrat e Serbisë
Haxhiu cakton 6 gushtin për seancën konstituive të Kuvendit