Prishtinë, 23 korrik 2026 21:59
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmet dhe kërcënimet e milicisë Houthi ndaj Mbretërisë së Arabisë Saudite, përfshirë veprimet që synojnë pengimin e lundrimit detar në Detin e Kuq.
Konjufca tha se këto veprime rrezikojnë lirinë e navigimit dhe sigurinë rajonale, duke i cilësuar si të papranueshme.
“Dënoj fuqishëm sulmet dhe kërcënimet e milicisë Houthi kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite, përfshirë sulmet që synojnë pengimin e lundrimit detar në Detin e Kuq. Veprime të tilla rrezikojnë lirinë e navigimit dhe sigurinë rajonale. Ato janë të papranueshme dhe duhet të refuzohen fuqishëm. Shpreh solidaritetin e palëkundur të Kosovës me homologun tim, ministrin e Jashtëm Faisal bin Farhan, si dhe mbështetjen tonë për përpjekjet drejt paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Jemen dhe në rajonin më të gjerë”, ka shkruar kryediplomati kosovar në X.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj