Prishtinë, 21 korrik 2026 21:49
Në vitin 2028 pritet të përmbyllet një nga proceset më të rëndësishme për sektorin e sigurisë në Kosovë. Tranzicioni dhjetëvjeçar i Forcës në një forcë moderne mbrojtëse me kapacitete të plota ushtarake.
Gjatë kësaj periudhe, FSK-ja ka zgjeruar misionin, ka rritur numrin e pjesëtarëve, ka investuar në pajisje dhe trajnime, si dhe ka intensifikuar bashkëpunimin me vendet anëtare të NATO-s. Pjesëmarrja në misione ndërkombëtare siç është ai në Gazë dhe ngritja e kapaciteteve operacionale konsiderohen ndër arritjet kryesore të këtij transformimi.
Por, a e afron përfundimi i këtij procesi Kosovën me anëtarësimin në NATO?
Ish-gjeneralët e FSK-së vlerësojnë se, në aspektin ushtarak, Kosova po i afrohet gjithnjë e më shumë standardeve të Aleancës Veri-Atlantike. Megjithatë, Kadri Kastrati, thekson se buxheti i ndarë për blerjen e armatimit të rëndë në këto dy vite duhet të jetë më i madh.
“Këto dy vite e gjysmë sa kanë mbetë deri në fund të vitit 2028, kjo qeveri ose qeveria e ardhshme duhet të investojë më shumë buxhet në përmbushjen e gjitha detyrimeve bazuar në planin 10 vjeçar zhvillimor”, tha Kadri Kastrati, ish-gjeneral i FSK-së.
Megjithatë, njohësit e sigurisë theksojnë se rruga drejt NATO-s nuk varet vetëm nga kapacitetet e FSK-së, por edhe nga vendimet politike të vendeve anëtare. Kosova duhet të sigurojë miratimin unanim të tyre, ndërsa sfidë mbetet fakti se disa shtete të Aleancës ende nuk e njohin pavarësinë e vendit.
“Kjo është pengesa dhe barriera ndoshta e vetmja por duhet të punohet politikisht dhe diplomatike që të gjendet një mundësi ose mënyrë që ose ato vende brenda dy vjetëve ta njohin Kosovës ose të bëhet një kompromis in specia për të pranuar Kosovën në NATO në mënyrë që Kosova të jetë anëtar i barabartë sepse edhe interesi i NATO-s është ta ketë Kosovën në gjirin e vet”, tha Fatmir Çollaku, njohës i çështjeve të sigurisë
Të tjerë njohës të sigurisë vlerësojnë se pjesëmarrja e FSK-së në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gazë forcon argumentet e Kosovës për afrim me NATO-n dhe Partneritetin për Paqe.
“Mendoj që kjo i jep performancë të veçant dhe shtyrje nga partnerët tonë sidomos lidershipin e NATO i jep një mundësi që FSK të kaloj shumë ma lehtë pas fazë së tranzicionit të hymë në fazë për Partneritet për Paqe në kuadër të NATO-së”, tha Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë.
Viti 2028 shënon edhe përfundimin e transformimit të FSK-së dhe hapjen e një etape të re drejt integrimit euroatlantik. Megjithatë, avancimi drejt NATO-s do të varet jo vetëm nga kapacitetet e FSK-së, por edhe nga vullneti politik i vendeve aleate.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit