Prishtinë, 21 korrik 2026 17:37
Republika e Kosovës është prezantuar në Forumin Parlamentar për Inteligjencë dhe Siguri, i cili u zhvillua në Addis Ababa të Etiopisë, ku përfaqësues të institucioneve nga vende të ndryshme diskutuan për sfidat e sigurisë, demokracisë dhe forcimit të institucioneve.
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Agon Batusha, mori pjesë në këtë forum me ftesë të Kryetarit të Shtëpisë së Përfaqësuesve të Popullit të Etiopisë, Tagesse Chaffo, dhe ish-senatorit amerikan, njëherësh kryetar i Forumit, Robert Pittenger.
Gjatë punimeve të forumit, Batusha mbajti një fjalim në Parlamentin e Etiopisë, ndërsa ishte pjesë edhe e panelit “Election Integrity and Democracy”, ku prezantoi përvojën e Kosovës në proceset e ndërtimit institucional, organizimin e zgjedhjeve demokratike dhe përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit.
Në këtë panel, përfaqësuesi i Kosovës ka paraqitur zhvillimet institucionale të vendit dhe mekanizmat e krijuar për garantimin e transparencës dhe integritetit të proceseve zgjedhore.
Gjatë vizitës në Addis Ababa, zëvendësministri Batusha zhvilloi takime me përfaqësues të parlamenteve, qeverive, organizatave të shoqërisë civile dhe investitorë nga vende të Evropës, Afrikës, Azisë, Amerikës dhe Australisë.
Sipas njoftimit, këto takime u fokusuan në shkëmbimin e përvojave, avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe prezantimin e progresit të Kosovës në fushat e demokracisë, qeverisjes dhe sigurisë.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum u vlerësua si një mundësi për promovimin e vlerave demokratike të vendit dhe për thellimin e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë në çështjet që lidhen me sigurinë, institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit