Prishtinë, 22 korrik 2026 18:08
Forca e Sigurisë së Kosovës ka ndërhyrë në fshatin Sverkë të Komunës së Pejës, pas shpërthimit të një zjarri me përmasa të mëdha në deponinë e mbeturinave të kësaj zone.
Sipas njoftimit të FSK-së, pas kërkesës së pranuar nga Qendra e Situatave e Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Qendra Operative e FSK-së ka bërë vlerësimin e menjëhershëm të situatës dhe kapaciteteve për reagim.
Me urdhër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në terren janë angazhuar njësitë e specializuara të Gardës Kombëtare, të cilat kanë nisur operacionin për përballimin e kësaj situate emergjente.
Qëllimi i ndërhyrjes është izolimi i vatrës së zjarrit, zvogëlimi i rrezikut nga ndotja toksike e mjedisit dhe parandalimi i pasojave të mundshme për shëndetin e qytetarëve.
FSK ka bërë të ditur se njësitë e saj po bashkëpunojnë me autoritetet qendrore e lokale, shërbimet emergjente dhe banorët e zonës, me synim rikthimin e gjendjes normale sa më shpejt.
“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar që t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të Kosovës, në përputhje me detyrat dhe misionin e saj”, thuhet në njoftim.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit