Prishtinë, 24 tetor 2026 15:55
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë pesë viteve të qeverisjes janë rekrutuar 3,220 ushtarë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Përmes një postimi, Maqedonci tha se rekrutimi i ushtarëve të rinj ka ndikuar në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore të FSK-së, duke theksuar se numri i pjesëtarëve të saj është më shumë se dyfishuar.
Ai deklaroi se investimet do të vazhdojnë në zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së, me synimin për ndërtimin e një force moderne dhe të gatshme për mbrojtjen e Republikës së Kosovës.
“Vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë sonë, me synimin për të ndërtuar një forcë gjithnjë e më të fuqishme, moderne dhe të gatshme për mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

Kosova pjesë e kontributit rajonal për sigurinë në Gazë, Shqipëria i bashkohet misionit
Forcimi i FSK-së, 515 rekrutë të rinj nisin rrugëtimin ushtarak
FSK-ja forcon bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë
Gjenerata e re e mbrojtjes së Kosovës, FSK me rekrutë të rinj
Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
Radoiçiqi dhe Veselinoviqi përballen me akuza të reja për vrasje
Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë Koalicionin Shqiptar
Ujmani më i hapur dhe më i bukur pas rrënimit të objekteve pa leje (Video)