Prishtinë, 21 korrik 2026 16:40
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK) kanë nënshkruar të martën një marrëveshje bashkëpunimi që synon forcimin e koordinimit institucional në mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe ngritjen e kapaciteteve në fushën e sigurisë kombëtare.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe drejtori i AMIK-ut, Emin Hoxhaj.
Sipas ministrit Maqedonci, marrëveshja krijon një kornizë të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, duke paraparë koordinim më të ngushtë, shkëmbim të praktikave profesionale, organizim të trajnimeve të përbashkëta, si dhe mbështetje teknike e profesionale në fushën e sigurisë së informacionit të klasifikuar.
Po ashtu, bashkëpunimi do të përfshijë trajtimin e çështjeve që lidhen me mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, me synim rritjen e efikasitetit institucional dhe përballimin e sfidave në fushën e sigurisë.
Ministri në detyrë, Ejup Maqedonci, tha se mbrojtja e informacionit të klasifikuar përbën një element kyç të sigurisë kombëtare, duke theksuar se partneriteti ndërinstitucional do të kontribuojë në forcimin e mekanizmave që garantojnë mbrojtjen e interesave shtetërore dhe në rritjen e gatishmërisë së institucioneve për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit