Mitrovicë, 21 korrik 2026 11:50
Aksioni i sotëm i Ndërmarrjes “Ibër Lepenci”, për kthim në pronësi të shtetit të Republikës së Kosovës, të pronave në zonën e Ujmanit, që ishin uzurpuar dhe shfrytëzuar për më shumë se 20 vite, përfshin rrënimin e 11 objekteve.
Këto ndërtime këto lidhen me emra të familjarëve të anëtarëve të lartë të kryesisë së Listës Serbe, të cilët njëkohësisht udhëheqin me institucione paralele, tashmë jo funksionale në Kosovë, si dhe miqve të tyre.
Sipas burimeve të “Veritasinfo” në kushte anonomiteti, objektet e rrënuara (të njohura si villa të të fortëve), u përkasin këtyre personave: Ivan Zaporozhac, nënkryetar i Listës Serbe dhe Kryetar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, i cili mban edhe post paralal si kryetar i të ashtuquajturit Organ i Përkohshëm i Komunës së Mitrovicës, pastaj Bozho Bozhoviq (kunati i Zvonko Veselinoviqit) dhe objekte në pronësi të vëllezërve binjak, Predrag dhe Nenad Radovanoviq, të cilët janë edhe këshilltarë të kryetarit të Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq.
Aksioni i sotëm nisi në orët e hershme të mëngjesit dhe u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha Veritasinfo se Policia e Kosovës ka ofruar mbështetje gjatë këtij aksioni, i cili sipas tij, është zhvilluar pa ndonjë pengesë.
Veprime të tilla për lirim të pronave të uzurpuara ka pasur edhe në muajin qershor, kur institucionet e Republikës së Kosovës nisën t’i rrënojnë disa objekte të ndërtuara pa leje.
Autoritetet kanë theksuar se veprimet lidhen me zbatimin e legjislacionit në fuqi, i cili rregullon planifikimin hapësinor, ndërtimin dhe përdorimin e objekteve, me synim trajtimin e ndërtimeve të realizuara pa lejet përkatëse, pavarësisht pronësisë apo përdoruesve të tyre.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës