Mitrovicë, 21 korrik 2026 10:25
Ndërmarrja Publike “Ibër Lepenci”, me mbështetje të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë sot një aksion për lirimin e pronave të saj në zonën e Ujmanit, ku për rreth dy dekada hëpësirat publike ishin të uzurpuara e të shfrytëzuara në mënyrë të kundërligjshme.
Ekipi i Veritasinfo është në vendin e ngjarjes, duke njoftuar për zhvillimin e këtij aksioni, teksa janë parë mjetë të rëndë motorike, në funksion të realizimit të veprimeve dhe kthimin e pronave në pronësi të ndërmarrjes.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Veritasinfo se Policia e Kosovës është duke mbështetur aksionin, derisa ka theksuar se gjithcka po shkon sipas planit.
“Konfirojmë se Policia e Kosovës është duke asistuar në aksionin për lirimin e pronave të uzurpuara. Ky akion ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe gjithcka po shkon sipas planit”, është shprehur Elshani.
Nga ndërmarrja është bërë e ditur se qëllimi i këtij aksioni është mbrojtja e pasurisë publike dhe kthimi i pronave të saj, të cilat për një periudhë të gjatë kanë qenë të uzurpuara. Sipas tyre, këto hapësira janë pjesë e rëndësishme e infrastrukturës dhe funksionimit të ndërmarrjes, veçanërisht në zonën përreth liqenit të Ujmanit.
Procesi i lirimit të pronave vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme për identifikimin e hapësirave të uzurpuara dhe ndërmarrjen e masave për rikthimin e kontrollit institucional mbi to.
Pamjet nga aksioni tregojnë makineritë e rënda duke punuar në terren, ndërsa objektet e ndërtuara në këto prona po largohen për t’i kthyer këto sipërfaqe në funksion të qëllimit për të cilin ato i janë besuar ndërmarrjes publike.
“Ibër Lepenci” është një nga ndërmarrjet më të rëndësishme publike në sektorin e ujërave në Kosovë, e cila menaxhon një pjesë të rëndësishme të sistemeve të furnizimit me ujë dhe ujitjes, përfshirë edhe asetet strategjike në zonën e Ujmanit.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit