Prishtinë, 20 korrik 2026 14:23
Flamur Beqiri, familjar i tre kosovarëve që humbën jetën si pasojë e një aksidenti në afërsi të pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ai tha në një lidhje direkte në Kosova Live në T7 se ata ishin zhdukur dhe vetëm pas disa kërkimeve të policisë maqedonase u gjetën të vdekur në veturë.
Sipas Beqirit, Ejup Tërnava që e drejtonte automjetin, së bashku me bashkëshorten kishin shkuar për ta marrë motrën e tij në aeroportin e Shkupit.
“Të gjitha informatat që ju i keni plasuar janë të drejta, janë reale, nuk ka asnjë spekulim. Kontakti i fundit ka qenë nëpërmjet kamerave të shtetit maqedonas rreth orës 22:38, mandej i kanë humbur gjurmën. Ejupi si shofer e ka humbur rrugën, ka hyrë në një rrugë qorre dhe prej aty madej… ajo që ka ndodhur”, tha ai.
“Krejt hetimi, hulumtimi ka çuar në pista të tjera, në rajone të tjera. Askush nuk është përqendruar në atë pjesën afër aty”, tha ai.
“Krejt vonë, kah mbrëmja, Policia e Maqedonisë e ka gjetur veturën. Të trija viktimat kanë qenë në veturë”, shtoi Beqiri.
Arsyeja e aksidentit, sipas Beqirit, mut të jetë “mungesa e sinjalistikës” dhe fakti që “rruga ka qenë pa krye”.
“Në kuptimin që asnjë informatë, asnjë sinjalistikë nuk ka ekzistu në vendin e ngjarjes. Unë jam prej të parëve që kam shkuar personalisht atje mbrëmë dhe s’kam parë asnjë shenjë”, tha ai.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin