Prishtinë, 18 korrik 2026 15:16
Në Ferizaj ka filluar nënshkrimi i peticionit “për një Ferizaj pa Uroshevac”. organizatori i këtij peticioni thotë se qëllimi është heqja e emrit në Uroshevac nga të gjitha dokumente zyrtare.
“Me këtë peticion kërkojmë shfuqizimin ë përdorimit zyrtar të emrit Uroshevac nga të gjitha aktet ligjore dokumentet tabelat regjistrat dhe komunikimeve zyrtare të Institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky emër është i pushtuesit serb i vendosur 16 janar 1914 me një vendim të këshillit të ministrave të mbretërisë serbe. Ne kërkojmë që në përdorim të vetëm të jetë emri Ferizaj në komunikime zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës në gjuhën shqipe serbe dhe angleze”, tha Bashkim Fazliu, organizator i peticionit
Institucionet lokale, partitë politike dhe komuniteti jo shumicë që funksionojnë në Ferizaj po përkrahin këtë iniciativë
“Si kryetar i Komunës dhe Komuna e Ferizajt, kam mbështetur dhe do e mbështesë këtë peticion këtë nismë sepse buron nga e lindjes së qytetit të Ferizajt. Sepse qyteti i Ferizajt kur ka lindur ka lindur me emrin e Ferizajt dhe nuk ka emër tjetër përveç emrit. Prandaj do të bëjmë gjithçka që është e mundur në kuadër të këtij legjislacioni që ta realizojmë këtë të drejt që buron nga peticioni pavarësisht faktit që do të jetë një proces i sfidueshëm”, tha Agim Aliu, kryetar i Ferizaj
“Lëvizja Vetëvendosje është gjithmonë aty ku është interesi i qytetarëve të Ferizajt qytetarëve të shtetit tonë kudo ata qofshin. Iniciativë të tillë kanë pasur edhe grupi i asamblistëve të Lëvizjës kohë më parë dhe sigurisht e dini pak kohë më parë deputeti, Rufki Suma ka pasur një fjalim të veçantë lidhur me këtë çështje deputeti ynë në Kuvendin e Kosovës”, tha Fatbardha Zogaj Reka, kryetare e LVV në Ferizaj.
Peticionin po e nënshkruajnë edhe shumë qytetar
“Kjo është një iniciativë e përshtatshme për neve edhe për me vazhdu për më tutje për me ndërruar këtë emër edhe me lënë emrin që e ka shqip Ferizaj”, tha Bajram Gashi, qytetar.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë