Prishtinë, 2o korrik 2026 17:03
Komuna e Podujevës ka bërë një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të infrastrukturës ekonomike, pas nënshkrimit të marrëveshjes për realizimin e projektit “Parku i Përgjithshëm në Livadicë të Podujevës”, një investim me vlerë prej 3,118,295.56 euro.
Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila.
Sipas kryetarit Bulliqi, projekti tashmë ka hyrë në fazën e zbatimit dhe punimet në terren pritet të nisin së shpejti. Ai ka vlerësuar se krijimi i kësaj zone ekonomike paraqet një mundësi të re për zhvillimin ekonomik të komunës dhe tërheqjen e investimeve.
“Projekti i Zonës Ekonomike do të shënojë një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik, krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së mundësive për investime”, ka deklaruar Bulliqi.
Sipas tij, realizimi i Parkut të Përgjithshëm në Livadicë pritet të krijojë kushte më të favorshme për bizneset vendore dhe investitorët potencialë, duke i dhënë një shtysë të re ekonomisë lokale.
Kryetari i Podujevës ka falënderuar ministren Kusari Lila për mbështetjen dhe gatishmërinë për realizimin e këtij projekti, të cilin e ka cilësuar si një nga investimet e rëndësishme për të ardhmen e komunës.
“Ky është një projekt i madh për Podujevën dhe një mundësi e re për qytetarët tanë”, ka shkruar Bulliqi.
Projekti i Parkut të Përgjithshëm në Livadicë pritet të shërbejë si një hapësirë e dedikuar për zhvillimin e veprimtarive ekonomike, duke synuar rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe hapjen e vendeve të reja të punës në këtë komunë.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit