Prishtinë, 16 korrik 11:26
Ndërtimi i Parkut Industrial në Gjilan po avancon me hapa konkretë, ndërsa Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka zhvilluar konsultimin e dytë publik me komunitetin e biznesit për këtë projekt strategjik.
Faza e konsultimit publik u realizua me pjesëmarrje me mbi 50 përfaqësues biznesesh, për të diskutuar nevojat dhe rekomandimet e komunitetit të biznesit, ku qëllimi kryesor është që parku të jetë realizuar në përputhje me kërkesat reale të sektorit privat.
Sipas Ministrisë së Indrustrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, prona për ndërtimin e parkut u bart nga Komuna e Gjilanit në pronësi të ministrisë, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm drejt realizimit të projektit.
Studimi i fizibilitetit tashmë është përfunduar, ndërsa projekti ka hyrë në fazën e hartimit të projektit përfundimtar.
Parku Industrial do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 150 hektarësh në fshatin Lipovç i Epërm, pranë magjistrales Prishtinë–Gjilan, duke u renditur ndër zonat industriale më të mëdha në Kosovë.
Projekti synon të krijojë kushte moderne për zhvillimin e industrisë, tërheqjen e investitorëve strategjikë dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, ndërsa pritet të hapë vende të reja pune dhe të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të rajonit të Gjilanit.
Sipas konceptit të prezantuar, Parku Industrial do të zhvillohet mbi parimet e ekonomisë së gjelbër dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Ai parashihet të furnizohet me energji nga panelet solare dhe energjia e erës, ndërsa do të integrojë edhe modele të ekonomisë qarkore dhe ripërdorimit të materialeve në proceset industriale.
Gjithashtu, bizneset do të organizohen sipas sektorëve të veprimtarisë, duke krijuar një zonë funksionale dhe konkurruese për prodhim.

Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Britania e Madhe rikonfirmon përkrahjen për Kosovën
Konstituohet Bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, synohet ulja e importeve të rrymës
Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, nga godina del tym i zi
Mbi 15 miliardë euro projekte, Prishtina pret Balkan Summit 2026