Prishtinë, 18 korrik 2026 12:04
Policia e Kosovës ka iniciuar 51 raste për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” në katër komunat veriore gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa ka arrestuar 18 persona të dyshuar dhe ka sekuestruar armë automatike, granata dore, eksploziv, uniforma ushtarake dhe pajisje të tjera ushtarake.
Sipas Policisë së Kosovës, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Zubin Potok, me rreth 25 raste të iniciuara.
Në lidhje me këto zhvillime, njohësit e çështjeve të sigurisë vlerësojnë se institucionet e Kosovës kanë intensifikuar operacionet për identifikimin dhe neutralizimin e rrjeteve të armëve ilegale dhe infrastrukturës së grupeve të lidhura me Beogradin zyrtar në veri të vendit.
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, tha se zhvillimet në veri duhet të analizohen në aspektin e sigurisë publike dhe asaj kombëtare, duke kujtuar sulmin terrorist në Banjskë në vitin 2023.
“Do të duhet të analizojmë në aspektin vertikal zhvillimet që kanë karakterizuar çështjet e sigurisë në pjesën veriore, respektivisht asaj publike dhe asaj nacionale. Pra që nga aktivitetet e sulmit terrorist shtetëror të Serbisë mbi Republikën e Kosovës në Banjskë në 2023-ën, ka patur avancim të mëtejshëm të aspektit të zhvillimeve që e kanë ofruar qytetarin dhe sigurinë për qytetarët në pjesën veriore të Republikës së Kosovës”, tha ai.
Shala tha se Serbia ka zhvendosur aparaturën e saj shtetërore në funksion të grupeve të lidhura me Beogradin zyrtar.
“Por çka është kruciale dhe esenciale, mund të themi që qendrat, punktet dhe nënpunktet pra qendrat janë veprimet operative ku shteti i Serbisë në mënyrë permanente dhe konstante ka zhvendos operaturën e saj shtetërore në shërbim të grupeve terroriste apo grupeve të cilat janë të lidhura me Beogradin zyrtar. Më pastaj, punktet dhe pikat pra janë punktet ku më pastaj shpërndahen në punktet të ndryshme brenda territorit të Republikës së Kosovës, ku sipas të gjitha gjasave aty është bërë graviteti i zhvillimeve dhe mbledhja e informacioneve relevante dhe njëkohësisht shpërndarja e mjeteve apo municioneve luftarake”, tha ai.
Sipas tij, institucionet e sigurisë tashmë janë duke i identifikuar dhe neutralizuar këto pika operative.
“Dhe pikat janë pikërisht këto që tanimë institucionet tona të sigurisë janë duke i hasur në veprimet e tyre operative duke e minimizuar që nga këto pika, punkte dhe qendra që tanimë qendrat janë larguar nga territori i Republikës së Kosovës dhe punktet që në këto pika fokusi është që të minimizohen, të neutralizohen dhe njëkohësisht gjithë armatimi i cili ishte shpërndarë për vite të tëra është duke u grumbulluar nga ana e mekanizmit të Policisë së Kosovës, në bashkërendim në aspektin operativ me mekanizmat e tjerë të sigurisë siç është Agjencia Kosovare e Intelegjencës, po njëkohësisht edhe bashkëpunimi i sinqertë reciprok me qytetarët e komunitetit serb në pjesën veriore”, tha ai.
Edhe ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, tha se situata në Mitrovicën Veriore vazhdon të mbetet e brishtë për shkak të zbulimit të vazhdueshëm të armëve ilegale në objekte të pabanuara.
“Po, situata e përgjithshme në Mitrovicën Veriore është e brishtë. Kjo paraqet, kjo brishtësi vjen më shumë për shkak se patrullat policore, gjatë patrullimeve në pjesët e Mitrovicës Veriore, hasin në objekte të pabanuara ku aty gjejnë armë ilegale, të cilat në një mënyrë apo tjetër, do të thotë, janë të ardhura ose të mbetura prej kohës në pjesën veriore të Mitrovicës. Dhe për këtë arsye, inteligjenca policore bën të pamundurën që të argumentohet, të ketë argumente, prova dhe t’i paraprijë operacioneve policore, sidomos patrullave”, tha ai.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë