Prishtinë, 18 korrik 2026 17:43
Sa herë që kalohet pranë kishave ortodokse në Kosovë, një pamje është bërë pjesë e përditshmërisë: pjesëtarët e Policisë së Kosovës duke siguruar mbrojtjen e objekteve fetare serbe.
Ndërsa institucionet e shtetit sigurojnë mbrojtjen e trashëgimisë fetare ortodokse, nga Kisha Ortodokse Serbe vazhdojnë të vijnë akuza për “diskriminim” dhe “zhdukje të popullit serb”.
Deklarata e fundit e të ashtuquajturës Dioqezë e Rashkës-Prizren ka nxitur reagime, pasi ato janë parë jo si një apel fetar për paqe, por si një dokument me përmbajtje politike, që përsërit narrativat e Beogradit zyrtar.
Pretendimi se në Kosovë po zhvillohet një proces i “zhdukjes së serbëve” është një akuzë e rëndë, për të cilën kërkohen fakte konkrete.
Në vend të provave për këto akuza, ofrohen interpretime politike që synojnë ta paraqesin zbatimin e ligjit si përndjekje etnike.
Policia e Kosovës, sipas institucioneve vendore, është një organizatë kushtetuese dhe shumëetnike, në të cilën shërbejnë edhe pjesëtarë të komunitetit serb. Për më tepër, për vite me radhë kjo polici ka garantuar sigurinë e ceremonive fetare të Kishës Ortodokse Serbe, përfshirë edhe ngjarje të mëdha si ato të Vidovdanit.
E përfolur pa ndonjë argument për mungesë të besimit, siç pretendon Kisha Ortodokse Serbe, Policia e Kosovës, vetëm pak kohë më parë, doli të jetë institucioni më i besuar në Kosovë, në një anketë të zhvilluar nga WeBalkans 2026.
Ky fakt bie ndesh me pretendimin se në Kosovë ekziston një politikë institucionale kundër besimit ortodoks.
Korab Blakaj, nga komuna e Istogut, por me banim në shtetet përendimore, në vendlindjen e të cilit ka objekte fetare serbe, thotë se shumë vende në Kosovë mbajnë ende kujtime të krimeve të luftës, përfshirë Kullën e Popit në Istog, e cila lidhet me masakra ku u vranë edhe anëtarë të familjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Sa herë që Serbia përballet me çfardo dështimi, në skenë del Kisha Ortodokse Serbe. E maskuar me petkun e institucionit fetar, ajo tenton të shfaqet si zë moral, ndërsa në praktikë riprodhonë narrativë identike me Beogradin zyrtar. Deklarata e Dioqezës së Rashkës, jo që nuk është një apel paqeje, por një dokument politik i ndërtuar mbi shqifje, dezinformim total dhe propagandë e ulët mbi viktimizimin selektiv. Në një shtet demokratik askush nuk mund të jetë mbi ligjin për shkak të përkatësisë etnike apo fetare. Çdo pretendim për shkelje duhet të trajtohet përmes institucioneve të drejtësisë dhe jo përmes deklaratave politike. Megjithatë, debati për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë lidhet edhe me një të kaluar të rëndë historike. Kritikët e saj thonë se një pjesë e strukturave të Kishës nuk është distancuar, me aspak të vërteta dhe akuza pa prova”, thotë ai.
Ndaj deklaratës së Kishës Ortodokse Serbe ka reaguar edhe Policia e Kosovës, e cila ka hedhur poshtë si të pabazuara pretendimet e publikuara në komunikatën e Dioqezës së Rashkës-Prizrenit, sipas të cilave Policia e Kosovës zhvillon një politikë institucionale të presionit, diskriminimit apo frikësimit ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Sipas Policisë së Kosovës, pretendime të tilla nuk mbështeten në fakte, nuk pasqyrojnë realitetin e veprimtarisë së Policisë së Kosovës dhe krijojnë një perceptim të rremë mbi mandatin, përbërjen dhe mënyrën e funksionimit të institucionit.

51 raste, 18 të arrestuar dhe arsenal armësh i sekuestruar: Bilanci i Policisë së Kosovës në veri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
Kosova dhe Shqipëria në konferencën e SHBA-ve kundër terrorizmit të së majtës ekstreme
Maqedonci: Katër pjesëtarë të FSK-së i janë bashkuar misionit ndërkombëtar në Gaza
FSK i bashkohet forcës stabilizuese në Gaza
Diplomim i suksesshëm në Turqi, FSK-ja fuqizon kapacitetet profesionale
Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në Gaza
Vojvoda i bashkohet Udineses
Fillon nënshkrimi i peticionit `për një Ferizaj pa Uroshevac`
Gjyqi për Masakrën e Reçakut pritet të nisë së shpejti, Walker dhe Clark në listën e dëshmitarëve