Prishtinë, 18 korrik 2026 11:02
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, lidhur me deklaratat e ministres serbe, e cila ka bërë thirrje për spastrim etnik në Kosovë.
Sipas Qeverisë së Kosovës, deklarata të tilla paraqesin retorikë të papranueshme dhe janë në kundërshtim me vlerat evropiane.
Në letrën drejtuar Kallasit, Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i dënojë qartë dhe publikisht deklaratat e ministres serbe Paunoviq.
Po ashtu, Kosova ka kërkuar që BE-ja t’ua bëjë të qartë autoriteteve serbe se një gjuhë e tillë është e papranueshme dhe se kjo çështje duhet të trajtohet seriozisht në kuadër të dialogut politik dhe procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë