Prishtinë, 18 korrik 2026 07:33
Kosova është vlerësuar me çmimin për kostumin më të mirë gjatë ceremonisë hapëse të Gothia Cup 2026, turneut më të madh ndërkombëtar të futbollit për të rinj, që po mbahet në Göteborg të Suedisë, shkruan Veritasinfo.
Çmimi iu nda delegacionit të Kosovës gjatë Paradës së Kombeve, një nga momentet më të veçanta të ceremonisë hapëse, ku ekipet pjesëmarrëse prezantojnë vendet e tyre me flamuj dhe elemente të trashëgimisë kulturore.
Të rinjtë e Kosovës u paraqitën me kostume tradicionale shqiptare, duke fituar vlerësimin e organizatorëve për promovimin e kulturës dhe identitetit kombëtar.
“Kostumet janë kostumet tona popullore tradicionale. Donim t’i vishnim për të nderuar vendin tonë”, është shprehur Blin Muhaxheri nga ekipi pjesëmarrës i Kosovës.
Organizatorët e Gothia Cup theksuan se turneu nuk bashkon vetëm ekipe futbolli nga e gjithë bota, por edhe kultura e tradita të ndryshme, ndërsa çmimi për Kosovën u cilësua si një vlerësim për paraqitjen dinjitoze të delegacionit në ceremoninë hapëse.
Pas këtij vlerësimi, ekipet nga Kosova do të vazhdojnë garat sportive në kuadër të Gothia Cup 2026, ku marrin pjesë mijëra futbollistë të rinj nga dhjetëra shtete të botës.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi