Prishtinë, 17 korrik 2026 21:03
Pacientët që vuajnë nga sëmundjet e rralla pritet të përfitojnë mbështetje të re financiare për sigurimin e terapive të nevojshme, pasi Ministria e Shëndetësisë ka paraparë mbi 5.1 milionë euro për furnizimin me barna të specializuara.
Ky financim synon të garantojë qasje më të qëndrueshme në trajtime për pacientët që përballen me diagnoza të rralla, të cilat shpesh kërkojnë terapi të kushtueshme dhe afatgjata.
Barnat e planifikuara përfshijnë terapi që përdoren në trajtimin e sëmundjeve hematologjike, neurologjike dhe autoimune, duke ofruar mundësi më të mira për menaxhimin e këtyre gjendjeve.
Për këtë qëllim Ministria e Shëndetësisë ka nisur procedurat e prokurimit publik, për furnizim me barna për trajtimin e sëmundjeve të rralla.
Mbështetja financiare është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kujdesit për këtë kategori pacientësh, të cilët prej vitesh janë përballur me sfida në sigurimin e terapive për shkak të kostos së lartë dhe disponueshmërisë së kufizuar.
Përmes këtij investimi, synohet të sigurohet vazhdimësia e trajtimit dhe të rritet cilësia e shërbimeve shëndetësore për pacientët me sëmundje të rralla në Kosovë.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin