Tiranë, 14 tetor 2026 17:41
Protesta para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri ka hyrë në ditën e dytë me tensione, ndërsa situata është përshkallëzuar mes protestuesve dhe Policisë.
Gjatë protestës, nga ambientet e brendshme të Ministrisë së Arsimit është parë të dalë tym i zi. Ndërkohë, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës.
Policia ka vendosur disa kordone sigurie para ministrisë dhe ka përdorur vazhdimisht ujë me presion për të shpërndarë turmën. Gjatë ndërhyrjes janë shoqëruar disa persona.
Si pasojë e përplasjeve, katër protestues dhe një efektiv policie kanë marrë ndihmë mjekësore në strukturat shëndetësore në Tiranë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Spitalin Universitar të Traumës është paraqitur një protestues, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Në të njëjtin spital është trajtuar edhe një polic, i cili më pas është larguar me këshillën e mjekut.
Ndërkaq, në QSUT janë paraqitur tre protestues me dëmtime të lehta. Dy prej tyre janë larguar pas marrjes së trajtimit, ndërsa personi i tretë vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Mbi 15 miliardë euro projekte, Prishtina pret Balkan Summit 2026
Qeveria formon grupin për mbështetjen e apelit të ish-krerëve të UÇK-së
Protesta në Tiranë përshkallëzohet në përplasje me policinë, 21 persona marrin ndihmë mjekësore
Të premten rivarrosen eshtrat e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj
41 milionë euro investim për modernizimin e sistemit shëndetësor
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, nga godina del tym i zi
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie