Prishtinë, 15 korrik 2026
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka nisur fushatën për regjistrimin e punëtorëve, duke u bërë thirrje punëdhënësve që t’i regjistrojnë me kohë të punësuarit dhe të mbajnë të përditësuara të dhënat e tyre.
“Regjistrimi i punëtorëve nuk është vetëm një obligim ligjor, por edhe një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre”, thuhet në njoftim.
Sipas ATK-së, regjistrimi i rregullt i punëtorëve siguron që ata të gëzojnë të drejtat e garantuara me ligj, përfshirë evidentimin e marrëdhënies së punës dhe përmbushjen e obligimeve që lidhen me kontributet dhe mbrojtjen sociale.
Institucioni u bën apel punëdhënësve që çdo punëtor i ri të regjistrohet në kohë, ndërsa të dhënat e punëtorëve ekzistues të përditësohen vazhdimisht. Sipas administratës mbajtja e të dhënave të sakta ndihmon në shmangien e parregullsive administrative dhe siguron përmbushjen e detyrimeve ligjore.
Administrata Tatimore rithekson se respektimi i këtyre obligimeve kontribuon në një treg pune më formal, më të drejtë dhe me mbrojtje më të madhe për të gjithë punëmarrësit.

Të premten rivarrosen eshtrat e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj
41 milionë euro investim për modernizimin e sistemit shëndetësor
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese
Kosova propozon marrëveshje me SHBA-në për të ardhmen e Bondsteelit
Policia gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës