Prishtinë 15 korrik 2026 14:28
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet lidhur me rastin e dyshuar të helmimit që ka prekur mbi 90 persona në komunën e Hanit të Elezit. Veprimet hetimore kanë filluar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar shkakun e simptomave të raportuara nga qytetarët.
Rreth 90 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë shfaqur simptoma si të vjella, diarre, dhimbje barku dhe temperaturë. Dyshimet janë hedhur te ushqimi. Një pjesë e pacientëve janë trajtuar në institucionet shëndetësore, ndërsa autoritetet po monitorojnë gjendjen e tyre.
Në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet përkatëse shëndetësore, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa pritet të analizohen mostrat për të përcaktuar burimin e dyshuar të helmimit. Hetimet synojnë të sqarojnë nëse bëhet fjalë për helmim nga ushqimi, uji apo ndonjë faktor tjetër.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe të paraqiten për trajtim mjekësor nëse shfaqin simptoma të ngjashme, ndërsa pritet që rezultatet e analizave laboratorike të hedhin më shumë dritë mbi shkakun e rastit.

Të premten rivarrosen eshtrat e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj
41 milionë euro investim për modernizimin e sistemit shëndetësor
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese
Kosova propozon marrëveshje me SHBA-në për të ardhmen e Bondsteelit
Policia gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës