Prishtinë, 15 korrik 2026 15:49
Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ka licencuar pesë vagona të Hekurudhave të Kosovës – Trainkos Sh.A., pasi ata kanë përfunduar me sukses procesin e riparimit të mesëm, duke shënuar një hap të ri drejt modernizimit të flotës hekurudhore në vend.
Sipas Trainkos, licencimi i këtyre vagonëve pritet të ndikojë në rritjen e sigurisë, besueshmërisë dhe cilësisë së shërbimeve për udhëtarët, si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për mirëmbajtjen dhe avancimin e sistemit hekurudhor, përcjell VeritasInfo.
Kompania thekson se investimet në flotën hekurudhore po synojnë t’i bëjnë udhëtimet më të shpejta, më komode dhe më cilësore për qytetarët. Po ashtu, ajo u bën thirrje udhëtarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e vagonëve, duke i konsideruar ata pasuri të përbashkët.
“Nëpërmjet kujdesit për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e tyre, ne jo vetëm që përmirësojmë përvojën e udhëtimit, por edhe pasqyrojmë kulturën qytetare dhe imazhin e vendit”, thuhet në njoftimin e Trainkos.
Kompania ka apeluar gjithashtu që çdo rast i dëmtimit të qëllimshëm apo vandalizmit të raportohet te stafi i trenit ose tek autoritetet përgjegjëse, me qëllim ruajtjen e aseteve publike dhe garantimin e një shërbimi sa më cilësor për të gjithë udhëtarët.

Të premten rivarrosen eshtrat e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj
41 milionë euro investim për modernizimin e sistemit shëndetësor
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese
Kosova propozon marrëveshje me SHBA-në për të ardhmen e Bondsteelit
Policia gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës