Prishtinë, 15 korrik 2026 12:31
Rreth 80 persona dyshohet se janë helmuar nga konsumimi i ushqimit fast-food në Han të Elezit.
Sipas burimeve të Klankosova.tv brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, rreth 80 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të helmimit nga ushqimi.
Ushqimet nga të cilat dyshohet se janë helmuar janë picat dhe sanduiçët.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur katër pacientë të cilët ishin në gjendje më të rënduar janë dërguar për trajtim në Prishtinë, teksa gjendja e tyre është stabile.
Lidhur me rastin në inspektim kanë dalë edhe nga Instituti Rajonal i Shëndetit Publik të cilët mësohet se kanë bërë verifikim në spitalin e Hanit të Elezit dhe në biznesin ku dyshohet se ka ndodhur rasti.

Sekuestrohen rreth 136 kilogramë marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ndalohen tre persona
Nga 1 janari 2027 lehtësohet konvertimi i patentë-shoferëve për kosovarët në Itali
Prifti dëshmon për dëbimin e shqiptarëve nga forcat serbe dhe strehimin e tyre në kishën e Zllakuqanit
Ndalimet në kufi vazhdojnë edhe pas ndryshimeve politike në Serbi – ndalohet deputeti i Kuvendit të Kosovës, Llazar Radulloviq
Veselinoviq, para zgjedhjeve u përpoq të lidhej me Vuçiqin, u largua nga Serbia një ditë pas zgjedhjeve me një makinë që nuk binte në sy
I dënuar për krime lufte, Shaqir Lutvija kërkon shpëtimin nga 10 vjet burgim
Ish-ushtaraku që ishte i mobilizuar gjatë luftës në Kosovë, kandidat për president të Serbisë
Derbi dhe përballje interesante në 1/16 e finales së Kupës së Kosovës