Prishtinë, 14 korrik 2026 18:37
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë edhe dy persona të dyshuar në kuadër të hetimeve për rastin e koduar “Pastrimi”, duke e çuar në 11 numrin e të arrestuarve në këtë operacion.
Sipas njoftimit të prokurorisë, me urdhër të prokurorit special janë ndaluar K.V. dhe F.V., të cilët dyshohen për një sërë veprash penale, përfshirë pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, kontrabandim të mallrave në bashkëkryerje, dokumente të rrejshme lidhur me tatimin, shmangie nga tatimi, shpëlarje parash, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Prokuroria bëri të ditur se ndalimi i tyre është ndërmarrë në kuadër të veprimeve procedurale dhe hetimore që po zhvillohen për këtë rast.
Lidhur me të njëjtin operacion, më 1 korrik ishin arrestuar edhe nëntë persona, ndërsa hetimet për rastin “Pastrimi” po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë Speciale.

Vritet një person në Gjilan
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës