Prishtinë, 14 korrik 2026 15:16
Gjithçka është gati për edicionin jubilar të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit, Valleve dhe Riteve “N’Karadak Krisin Tupanat”, i cili këtë vit shënon edicionin e pestë dhe pritet të mbledhë në Kosovë ansamble folklorike nga vende të ndryshme të botës.
Festivali do të zhvillohet nga 28 korriku deri më 2 gusht 2026, duke sjellë atmosferë festive, valle tradicionale, muzikë folklorike dhe shkëmbim kulturor në disa qytete të Kosovës. Organizatorët kanë bërë të ditur se ngjarja do të zhvillohet nën moton “Kultura është misioni ynë, Kosova është krenaria jonë”, duke synuar promovimin e trashëgimisë kulturore dhe afrimin e popujve përmes artit.
Programi i festivalit nis më 28 korrik në Ferizaj, ku do të mbahet parada e grupeve pjesëmarrëse nga ora 19:30, ndërsa koncerti qendror do të fillojë në ora 20:00 në sheshin e qytetit. Më pas aktivitetet do të vazhdojnë në Kamenicë më 29 korrik dhe në Gjilan më 30 korrik, ndërsa Vitia do të jetë nikoqire e aktiviteteve për dy ditë radhazi, më 31 korrik dhe 1 gusht.
Në këtë edicion do të marrin pjesë grupe artistike nga 12 shtete: Luksemburgu, Peruja, Panamaja, Polonia, Portugalia, Meksika, Qiproja e Veriut, Turqia, Egjipti, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Festivali “N’Karadak Krisin Tupanat” është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të aktiviteteve folklorike dhe organizohet në kuadër të bashkëpunimit me CIOFF-in, organizatë ndërkombëtare e festivaleve folklorike e akredituar nga UNESCO.
Përmes këtij festivali synohet ruajtja e traditave popullore dhe krijimi i urave kulturore mes vendeve të ndryshme.
Edicioni i pestë pritet të kthejë qytetet nikoqire në skena të mëdha të kulturës tradicionale, duke ofruar për publikun kosovar një mozaik vallesh, kostumesh dhe ritmesh nga kultura të ndryshme të botës.

Universiteti i Prishtinës sot nderoi Joseph e Shirley DioGuardin
Kurti: SERPENTINE 2026 hap një kapitull të ri për artin dhe kulturën në Kosovë
Në Muzeun e Burgut të Prishtinës rikthehet historia e “Ilegales” shqiptare
Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit për vizitorët
“Siparantum” shton te medaljet e arta edhe dy të Malajzisë
Shqipja zbërthyese e familjes indo-evropiane dhe rindërtimit të saj
Fetoshi: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia dëshmon vazhdimësinë e politikës së Millosheviqit
Hoti: Në Serbi kriminelët e luftës vazhdojnë të glorifikohen
Nënshkruhet “Arsimi 2035+”, nis hartimi i strategjisë së re 10-vjeçare
Përfundon gërmimi në Kalludër dhe Jabukë, mbetjet mortore dërgohen për ADN në Hagë