Prishtinë, 25 korrik 2026 12:49
Klubi i futbollit 2 Korriku nga Prishtina ka arritur një sukses të madh në turneun ndërkombëtar Gothia Cup 2026 në Göteborg të Suedisë. Ekipi u rendit mes tetë skuadrave më të mira në kategorinë B15, duke konkurruar me gjithsej 252 ekipe nga vende të ndryshme të botës.
Përveç paraqitjeve të mira në fushë, klubi fitoi edhe çmimin “Best Outfit Award 2026”, falë prezantimit me veshje tradicionale shqiptare gjatë ceremonisë hapëse të turneut.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës e përgëzoi klubin, duke vlerësuar se ky sukses promovon sportin, kulturën dhe identitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ndërsa uroi futbollistët, trajnerët dhe stafin për arritjen në një nga turnetë më prestigjioze të futbollit për të rinj në botë.

Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit