Prishtinë, 12 korrik 2026 12:28
Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”, njofton se nga Praga, Orkestra “Amadeus” i sjell Kosovës MEDALJEN E ARTË.
“Me plot emocion e mburrje ndajmë lajmin e mrekullueshëm se Orkestra e fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” u shpërblye me KATËR çmime në festivalin ndërkombëtar të orkestrave Musica Orbis në Pragë”, thuhet në njoftim.
Çmimi i parë dhe GOLD MEDAL
Çmimi special për koncertmjeshtrin e orkestrës tonë Elton Syla si violinist solist
Çmimin special për violinistin më entuziast nga violinat e para Princ Fanaj
Çmimin e publikut dhe adhuruesve – Orkestra Amadeus nga Kosova
“Punën dhe talentin e të rinjëve të orkestrës nga Kosova tashmë po e njeh dhe vlerëson bota!. Mbi gjithë këtë punë të jashtëzakonshme qëndron ekipi vetmohues me në krye me dirigjentin e palodhshëm Vehbi Shosholli drejtoresha gjithë energji Hana Petrovci, zv. drejtoreshës plot entuzientuziazëm Vanesa Petrovci Shabani, kordinatores Arta Rexhepi dhe gjithë personelit entuziastë të shkollës “Amadeus”. Orkestra që vazhdon të bëjë krenarë gjithë Kosovën ju falënderon të gjithëve për përkrahjen e madhe!”, thuhet në njoftimin e Orkestrës së Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”

Shtëpia e Kulturës së Runikut të Skenderajt nga kujtesa lokale në skenën e New Yorkut
“Akordet e Kosovës” rikthehen me format të zgjeruar, përfshihen edhe fëmijët
Rreth 20 mijë vizitorë dhe mijëra libra të shitur në Festivalin për Fëmijë
Xhamia e Burojës drejt përfundimit të restaurimit, së shpejti i kthehet komunitetit
Muzeu Etnologjik i Kosovës – dy dekada në promovimin e etnokulturës dhe trashëgimisë kulturore
Në vitin 1889, Krusheva kishte rreth 160 shtëpi shqiptare
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit