Prishtinë, 14 korrik 2026 09:35
Një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga një kulm i shtëpisë në rrugën “Kalaja e Krujës” në Prizren të hënën, në kohën kur aty po kryheshin punime, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, viktima ka rënë nga një lartësi prej tetë metrash. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Punëkryesi ku ka ndodhur rasti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia ka thënë se rasti po hetohet.
Në raportin 24-orësh të Policisë rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes” dhe “heqje e pajisjeve mbrojtëse”.

Vritet një person në Gjilan
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës