Prishtinë 11 korrik 2026
Kompozitori kosovar, Liburn Jupolli ka prezantuar veprën e tij më të re, “Vicinus, vicini, lupus est”, e cila është pjesë e ciklit “Libri i homazheve”, një seri kompozimesh kushtuar viktimave të masakrave në Kosovë.
Pas veprës “Mizer-Reçak”, e interpretuar vitin e kaluar nga Filharmonia e Kosovës, Jupolli vazhdon eksplorimin artistik të kujtesës, dëshmisë dhe dhimbjes kolektive përmes një krijimi të shkruar për orkestër harqesh, timpani dhe elektronikë të pararegjistruar.
Sipas kompozitorit, vepra mbështetet në dëshmitë autentike të të mbijetuarve, të cilat janë përpunuar artistikisht përmes efekteve zanore, sintezës dhe elementeve elektronike, duke u bërë pjesë organike e strukturës muzikore.
“Forma dhe zhvillimi i kompozimit ndërtohen mbi rrëfimet e tyre, ndërsa ritmi, melodika dhe trajektorja e zërave shërbejnë si pikënisje për materialin orkestral. Në këtë mënyrë, dëshmia nuk qëndron vetëm si material dokumentar krahas muzikës, por bëhet pjesë e vetë gjuhës dhe formës së veprës”, ka shkruar Jupolli.
Ai thekson se orkestra dhe elektronika janë konceptuar si një tërësi, duke krijuar një hapësirë ku kujtesa e rrëfyer dhe muzika bashkëjetojnë, pa e zëvendësuar dëshminë, por duke e bartur atë në një formë tjetër të kujtesës artistike.
Në fund, Jupolli ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunëtorët që kontribuuan në realizimin e materialeve audio nga intervistat me të mbijetuarit, si dhe për mundësimin e përdorimit të materialeve dokumentare që shërbyen si bazë për krijimin e veprës.

Shtëpia e Kulturës së Runikut të Skenderajt nga kujtesa lokale në skenën e New Yorkut
“Akordet e Kosovës” rikthehen me format të zgjeruar, përfshihen edhe fëmijët
Rreth 20 mijë vizitorë dhe mijëra libra të shitur në Festivalin për Fëmijë
Xhamia e Burojës drejt përfundimit të restaurimit, së shpejti i kthehet komunitetit
Muzeu Etnologjik i Kosovës – dy dekada në promovimin e etnokulturës dhe trashëgimisë kulturore
Në vitin 1889, Krusheva kishte rreth 160 shtëpi shqiptare
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n