Beograd, 28 korrik 2025
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar një rezolutë që synon njohjen dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Sipas Kamberit, kjo nismë ka për qëllim adresimin e diskriminimit institucional dhe garantimin e të drejtave të komunitetit shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Në postimin e tij në Facebook, Kamberi tha se rezoluta kërkon që Kuvendi i Serbisë ta njohë realitetin diskriminues ndaj shqiptarëve dhe të angazhohet për përmirësimin e gjendjes së tyre në përputhje me obligimet ndërkombëtare dhe procesin e integrimit në BE.
Ndër problemet kryesore që thekson rezoluta janë: pasivizimi arbitrar i adresave, mosnjohja e diplomave nga Kosova, mungesa e përfaqësimit proporcional në institucionet shtetërore, pengesat në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe mungesa e zhvillimit ekonomik në rajon.
Rezoluta bën thirrje për:
Zbatimin e marrëveshjeve të vitit 2001, 2009 dhe 2013;
Ndërprerjen e pasivizimeve të adresave;
Zbatimin e të drejtave gjuhësore dhe arsimore;
Përfaqësim proporcional në institucione;
Dënimin e gjuhës së urrejtjes;
Krijimin e fondeve për zhvillim me mbështetje shtetërore dhe ndërkombëtare.
Gjithashtu, Kamberi ka propozuar formimin e një trupe parlamentare me përfshirjen e OSBE-së, përfaqësuesve shqiptarë dhe shoqërisë civile, që do të hetojë rastet e pasivizimeve. Ai kërkoi që çështja e Luginës të përfshihet edhe në dialogun Kosovë–Serbi.
Në fund, Kamberi falënderoi deputetët e SDA Sanxhakut, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, për mbështetjen që i dhanë rezolutës për ta futur në procedurë parlamentare.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante