Prishtinë, 6 korrik 2026 12:44
Policia ka gjetur dhe konfiskuar sasi të konsiderueshme municioni, një armë ajrore dhe pajisje ushtarake gjatë kontrolleve në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok.
Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë, të tri rastet janë regjistruar rreth orës 02:00 të së dielës, në kuadër të hetimeve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Në njërën prej shtëpive janë sekuestruar 432 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra dhe 18 fishekë të një kalibri të panjohur.
Në një lokacion tjetër, policia ka gjetur dhe konfiskuar 204 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 56 gëzhoja, një bajonetë, një maskë ushtarake dhe tri pajisje ushtarake për ushqim.
Ndërkaq, në shtëpinë e tretë janë gjetur një pushkë ajrore, 31 fishekë dhe disa para të vjetra jugosllave.
Për të tri rastet është njoftuar prokurori kompetent.
Në njërin rast ai ka urdhëruar nisjen e hetimeve, ndërsa rastet po trajtohen nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.

Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Vdiq një 19-vjeçar pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren
Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist
Dyshohet për vetëvrasje në Marinë të Skenderajt
Sekretari i Shoqatës së Gjuetisë “Drenica” theret në gjoks e këmbë në Skenderaj – dy të dyshuarit arratisen
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit nesër në 09:00
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë