05 Korrik 2026 12:00
Një operacion i Policisë së Kosovës në Zubin Potok ka rezultuar me zbulimin e një sasie të konsiderueshme municioni, armësh dhe pajisjesh ushtarake të fshehura në tri shtëpi të pabanuara në fshatin Bërllatë, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se aksioni është zhvilluar rreth orës 02:10 të mëngjesit, kur njësia e NJRSH-së së Mitrovicës së Veriut ka hasur në disa objekte të dyshuara, për të cilat më pas janë njoftuar njësitë relevante të Stacionit Policor në Zubin Potok.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar:
Të gjitha provat materiale janë sekuestruar nga Policia.
Për momentin, autoritetet nuk kanë arritur ta identifikojnë pronarin e shtëpive ku u gjet arsenali, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Hetimet janë në vazhdim, me qëllim identifikimin e personave përgjegjës dhe zbardhjen e origjinës së arsenalit të sekuestruar.

Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Vdiq një 19-vjeçar pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren
Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist
Dyshohet për vetëvrasje në Marinë të Skenderajt
Sekretari i Shoqatës së Gjuetisë “Drenica” theret në gjoks e këmbë në Skenderaj – dy të dyshuarit arratisen
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Kancelari Merz uron Kurtin për mandatin e ri
Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë