Një person ka mbetur i plagosur pasi dyshohet se është therur me thikë nga persona të panjohur në Shtime.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 2 korrikut, rreth orës 22:12. Viktima, shtetas i Kosovës, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi kishte pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.
“Shtime, 02.07.2026 – 22:12. Është raportuar se viktima, mashkull kosovar, kishte kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte therur me thikë nga persona të panjohur. Viktima është dërguar në Spitalin e Ferizajt. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore”, thuhet në raportin e Policisë.
I lënduari është transportuar në Spitalin e Ferizajt për trajtim mjekësor, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për identifikimin e personave të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Punëtori i KEK-ut humb jetën pas aksidentit në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit
Dyshohet se dy viktimat e aksidentit tragjik në Podujevë janë vëllezër
Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë
Arrestohet në Zveçan i dyshuari për sulm ndaj KFOR-it dhe PK-së në trazirat e vitit 2023
Tentim vrasje në Pejë
Dy të vdekur e 27 të lënduar në 24 orët e fundit nga aksidentet në trafik
Parku Industrial i Podujevës, investim mbi 3 milionë euro për zhvillimin ekonomik të Llapit
Kurti: Synimi është transformimi i ekonomisë dhe rritja e prodhimit vendor
I arrestuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023 është Igor Markoviq